17 Dhjetor 2016 - 15:28
Përmes një njoftimi për media, KIZ tregon se në këtë proces do të angazhojë 90 vëzhgues, ku 72 nga ta do jenë në të gjitha vendvotimet, kurse pjesa tjetër do jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.
“Koalicioni - do ta ketë Qendrën e saj të komunikimit me publikun, ku përmes konferencave të rregullta që do të mbahen në orën 09:00, 12:00 dhe 17:00 do të prezantojë të dhënat nga tereni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Varësisht nga mbarëvajtja e këtij procesi do të organizohen edhe konferenca të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e KIZ-it. “Koalicioni – gjithashtu do të monitorojë edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë realizimin e të drejtës qytetare për votim. Koalicioni po ashtu do të monitorojë edhe periudhën post zgjedhore si: procesin e numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”.
Koalicioni, përmes këtij njoftimi i bën thirrje të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që të dëshmojnë maturi dhe profesionalizëm për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik.
“Koalicioni shfrytëzon rastin që t’i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese”.
Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...