INPO do zgjedhje të reja për kryetar të bashkësive lokale

17 Dhjetor 2016 - 13:32      

Iniciativa për progres INPO, në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate shtypi në emër të përfaqësuese të bashkësive lokale, ka deponuar një kërkesë në zyrën e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, për organizimin e zgjedhjeve të reja në bashkësitë lokale të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas INPO-s, kjo kërkesë i është adresua pas një konsultimi dhe koordinimi të plotë me përfaqësues të fshatrave dhe bashkësive lokale në Komunën e Ferizajt.

“Më 14 dhjetor 2016, kemi mbajtur një takim informues dhe koordinues me kryetar dhe përfaqësues të fshatrave të Komunës së Ferizajt rreth rëndësisë së funksionalizimit të këshillave fshatrave dhe bashkësive lokale. Në këtë takim është diskutuar rreth statusit të kryetarëve aktualë të fshatrave dhe bashkësive lokale si edhe për problemet dhe sfidat me të cilat përballen ata”, thuhet në komunikatën e INPO-s.

Sipas saj, diskutimi në këtë takim është fokusuar te nevoja e organizimit të zgjedhjeve të reja për zgjedhjen e këshillave dhe kryetarëve të fshatrave dhe bashkësive lokale, meqë procesi i kaluar i zgjedhjeve, kishte mbetur në gjysmë.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...