17 Dhjetor 2016 - 12:01
Nëpërmjet një reagimi, Mehmeti ka thënë se është pikërisht pushteti i Serbisë që nuk po lejon hapjen e vendeve ku dyshohet për varreza masive në Mitrovicë dhe atyre në Serbi.
Sipas kryetarit të shoqatës “Përkorë”, me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të vrarë nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve.
“Kohët e fundit presidenti i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë shtetërorë, po bëjnë homazhe dhe po përkulen para lapidarëve të serbëve të vrarë gjatë luftës së fundit në disa vendet të Kosovës. Dhe tërë ky turne i homazheve presidenciale nëpër pllaka e lapidarë të serbëve të vrarë, madje edhe në rrethana të pasqaruara siç është ai i rastit ‘Panada’ në Pejë, me të drejtë ka zgjuar edhe reagime të qytetarëve, veçmas të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës”, thuhet në reagimin e shoqatës për persona të zhdukur “Përkorë” në Podujevë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...