17 Dhjetor 2016 - 11:31
Ndërtimi i objektit shkollor në fshatin Gjonaj të Prizrenit që është zvarritur prej katër vjetësh del se nuk ka leje ndërtimore. Për këtë arsye edhe inxhinierët përkatës kanë hezituar që ta bënin pranimin teknik të objektit, ani pse planet e lidershipit komunal kanë qenë që ndërtesa shkollore të përurohej më 28 nëntor të këtij viti.
Drejtori i Arsimit i Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i ka deklaruar KD-së se për ndërtimin e objektit shkollor në Gjonaj nuk ka leje ndërtimore. “Bazuar në të dhënat që i kam gjetur në drejtori është e vërtetë se shkolla nuk ka leje ndërtimore.
Por shkolla është e gatshme. Ka qenë e gatshme më 26 nëntor dhe operatori ekonomik ka paraqitur kërkesë për pranim teknik. Për shkak se nuk ka leje ndërtimore, inxhinierët kanë hezituar ta bënin pranimin teknik”, ka thënë Shemsedini, duke shtuar se një gjë e tillë do të bëhet nga DA-ja, përkatësisht komuna dhe se do të hapet shkolla. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...