Kontestohet lokacioni e baza ligjore e vendimit për Bashkësinë Hebraike

17 Dhjetor 2016 - 10:30      

Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka vendosur që t’ia japë Bashkësisë Hebraike të Kosovës një pronë komunale në shfrytëzim, shkruan sot Koha Ditore.

Në seancën e fundit të organit më të lartë vendimmarrës lokal ky akt është arsyetuar si rast i veçantë, përkatësisht si dhënie në shfrytëzim e pronës komunale për raste të veçanta. Në kuvend është thënë se kjo ndërtesë do të shërbejë për ushtrimin e veprimtarive fetare të këtij komuniteti dhe se aty do të jetë edhe një pjesë muzeore.

Por në propozimin që kryetari Ramadan Muja ia ka dërguar në fillim të muajit dhjetor Komitetit të Politikës dhe Financave, thuhet se paluajtshmëria shtëpi-ndërtesë në sipërfaqe prej 268 metrash katrorë dhe oborri në sipërfaqe prej 235 metrash katrorë do të shërbejë si Muze Shqiptaro-Hebraik. Askund në këtë propozim nuk figuron ushtrimi i veprimtarisë fetare.

Para këshilltarëve të Prizrenit, çështja është prezantuar nga drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj. “Kemi një kërkesë të komunitetit hebraik të Kosovës për ndarjen e një hapësire për ushtrimin e veprimtarisë së tyre fetare. Kjo hapësirë është tek ish-motel “Andi”. Në projektin ideor përshkruhet se si do të funksionojë kjo hapësirë, për nevoja të komunitetit hebraik”, ka thënë Islamaj, teksa ka shtuar se do të jetë edhe një pjesë muzeore, ku ndër të tjera do të ekspozohen edhe fotografi të Holokaustit.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...