Shqiptarë e serbë, të pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi

17 Dhjetor 2016 - 09:30      

“Dialogu është i vështirë kur ende janë plagët e pashëruara e gjithashtu, ka probleme, por duhet që të ecim më tej në implementimin e marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Zenun Pajaziti, kurse Vesna Jovanoviq ka deklaruar se serbët në Anamoravë nuk do të kopjojnë veprimet e serbëve në veri të Mitrovicës sa i përket betonimit dhe ngritjes së mureve. “Sikurse qytetarët shqiptarë edhe serbët nuk kanë njohuri se çfarë po bisedohet në Bruksel".

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur të premten një debat deputetë të Kuvendit të Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti shqiptar dhe pjesëtarë të shoqërisë civile nga komuniteti serb, në Gjilan. Ata kanë shprehur pikëpamjet e tyre sa i përket ndikimit të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi edhe në rajonin e Gjilanit.

Zenun Pajaziti, deputet në Kuvendin e Kosovës e shef i Grupit parlamentar të PDK-së ka deklaruar se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë të dobishme për fuqizimin dhe faktorizimin e shtetit të Kosovës dhe se dialogu duhet të vazhdojë, ngase ky është përcaktim edhe i shtetit të Kosovës. “Dialogu është i vështirë kur ende janë plagët e pashëruara dhe gjithashtu, ka probleme dhe pengesa, por ne duhet që të ecim më tej në implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Kemi një momentum tjetër siç është kodi telefonik i Republikës së Kosovës. Duhet që të ecim më tej, ngase kjo është mënyra e vetme për fuqizimin dhe faktorizimin e shtetit të Kosovës, sepse kjo është mënyra e vetme e ecjes përpara”, ka thënë Pajaziti.

Kurse Valdete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Nismës, ka deklaruar se nuk ka transparencë sa u përket negociatave Kosovë-Serbi dhe se Qeveria e Kosovës tenton që të cilësojë transparencë raportimet vetëm pas arritjes së marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...