Shitësit ambulantë kërkojnë kthimin për tregtim në Çarshi të Gatë

17 Dhjetor 2016 - 08:50      

Pejë, 17 dhjetor – Kanë kaluar 7 javë ç’prej se është inauguruar Çarshia e Gatë e Pejës pas revitalizimit sipas një projekti, financuar nga Bashkimi Evropian, por ende po vazhdon “lufta” midis komunës dhe shitësve me tavolina, që ishin në çarshi, e të cilët qenë larguar nga komuna disa ditë para inaugurimit, shkruan sot Koha Ditore.

Insistimi i tyre vazhdon të kthehen me tavolinat, pasi po ndiehen të mashtruar nga komuna.
Xhevat Muriqi, Gëzim Curri, Agim Hebibi, Agim Cena, Xhavit Shala... janë disa prej 22 shitësve që kanë mbetur në rrugë pasi komuna i largoi prej aty me premtimin se do të gjejë zgjidhje për ta.

“Edhe na kemi qenë pjesë e çarshisë këtu që mbi 30 vjet dhe na kanë premtuar se do të gjejnë një zgjidhje veç të mos dalim më me tavolina në çarshi. Por, zgjidhje nuk ka e na kanë lënë rrugëve e familja donë të ushqehet. Kryetari në fushatë thoshte se ka me krijua mundësi për me hi njerëzit në punë, e ai tash po i nxjerrë njerëzit prej pune”, flet Xhevat Muriqi edhe për kolegët tjerë të tij.

Shitësit, që ditën e kalojnë buzë murit rrethues të xhamisë, tregojnë se secili prej tyre ka më shumë se 5 anëtarë të familjes që i ushqejnë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...