Projekti 62 mijë eurosh i Ferizajt për fidane që dyshohen se janë me “kancer të pemëve” [video]

16 Dhjetor 2016 - 19:58      

Komuna e Ferizajt, konkretisht drejtoria e Bujqësisë, më 3 dhjetor ka bërë shpërndarjen e fidanëve të mjedrës për 50 fermerë, mirëpo, sipas raportit të analizave nga Instituti Bujqësor i Kosovës në Pejë, këta fidanë janë me sëmundjen: kanceri i pemëve.

Analizat e këtij Instituti nuk i ka marrë parasysh Komuna e Ferizaj, raporton KTV.

Madje për drejtorin e Bujqësisë në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci, Instituti Bujqësor i Kosovës, nuk është institucion kompetent për të bërë këtë analizë.

Derisa në AUV, kanë thënë se janë duke pritur rezultatet e superanalizës që do të bëhet në Shkup.

Ky projekt, Komunës së Ferizajt i ka kushtuar afër 62 mijë euro.


Projekti 62 mijë eurosh i Ferizajt për fidane... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...