PDK mbyll fushatën për balotazhin në Drenas, e quan të sigurt fitoren

16 Dhjetor 2016 - 18:37      

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sonte fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, në Sallën e Kulturës në Drenas.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se më 4 dhjetor është dëshmuar fuqia e pakonkurrencë e PDK-së në Drenas, ndërsa të dielën, më 18 dhjetor, kur mbahet raundi i dytë i votimeve, do të festohet fitorja e madhe e PDK-së dhe kandidatit të saj për Kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

“PDK nuk ka pasur asnjë mëdyshje dhe nuk e ka asnjë mëdyshje se Drenasi do të jetë serish unik dhe në mbështetje të PDK-së. Të dielën, do të dalin të gjithë qytetarët e Drenasit, të bashkuar. Dhe, së bashku, do ta festojmë fitoren e madhe për Drenasin” ”, ka deklaruar Veseli.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërkaq, në fjalën e tij, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe qytetarinë e treguar në këtë proces zgjedhor, ndërsa i ka ftuar ata që me qetësi dhe masivisht të dalin për të votuar më 18 dhjetor, kur mbahet raundi i balotazhit.

Ai ka rikujtuar se këto ditë, lagje më lagje, fshat më fshat, së bashku me Kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, kanë shpalosur prioritetet e qeverisjes për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë, shërbimet publike, rregullimin e ambientit, për një Drenas me jetë më të mirë, me kushte më të mira, me perspektivë dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e Drenasit, për fëmijët dhe prindërit.

“Duke votuar numrin 13, ju votoni për idealet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve – votoni për Drenasin e zhvilluar në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, për Drenasin me të drejta dhe shanse të barabarta për të gjithë, burra e gra, për Drenasin me ambient të pastër. Duke qëndruar gjithmonë së bashku, ne do ta bëjmë Drenasin qytet shembullor”, ka deklaruar Lladrovci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...