16 Dhjetor 2016 - 12:31
Kryetari aktual i SHZAP-it, Sami Dida, ka thënë se shoqata në fjalë ka luajtur një rol të madh për zhvillimin ekonomik, punësimin, por edhe për shtetndërtimin e Kosovës. “Bizneset e vogla dhe të mesme kanë qenë gjeneruese të të ardhurave financiare, duke mundësuar shkallë solide të punësimit.
Ndërsa zejtarët e zejeve të ndryshme e kanë veçuar Prizrenin si qendër të rëndësishme zejtare, tregtare, kulturore, por edhe kombëtare. SHZAP-i është shoqatë që në momentet më kritike të shtetformimit ka qenë pranë zejtarëve e afaristëve, institucioneve e mbarë popullatës”, ka thënë Dida. Ndërsa zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, duke uruar 70-vjetorin e themelimit, ka theksuar se SHZAP-i është një mekanizëm për t’i shtyrë proceset ekonomike, jo vetëm të Prizrenit, por edhe të Kosovës.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka nënvizuar se kjo traditë e gjatë është dëshmia më e fortë për atë se sa e fortë është kjo shoqatë dhe sa të qëndrueshme janë bizneset në Prizren (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...