Refuzohet bartja administrative e pronës së ish-APJ-së në pronë publike

16 Dhjetor 2016 - 11:30      

Prizren, 16 dhjetor – Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Anëtarët e KK-së as që kanë votuar për këtë çështje, pasi që paraprakisht drejtori i Urbanizmit ka sqaruar se kërkesa e MAPL-së ka ardhur jashtë afatit ligjor dhe se nuk mbështetet në nenet në fuqi të Kushtetutës. Në këtë situatë këshilltarët kanë thënë se nëse këto fakte qëndrojnë atëherë Ekzekutivi duhet ta zbatojë vendimin dhe të mos e sjellë sërish në KK për rishqyrtim. Drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, ka pohuar se vendimi në fjalë është marrë me qëllim të funksionalizimit të Parkut të Biznesit dhe se MAPL-ja ka dërguar kërkesë KK-së së Prizrenit për rishqyrtimin e tij pas kalimit të afateve ligjore.

Drejtori Islamaj ka shprehur qëndrimin se vendimi është i ligjshëm dhe se komuna tenton që të krijojë vend për investitorët që të zhvillojnë bizneset e tyre.
Kryesuesi i KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, nuk e ka vënë në votim rishqyrtimin e vendimit të marrë në muajin shtator për bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, duke pohuar se MAPL-ja mund të ngrejë kontest administrativ në gjykatën përkatëse (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...