Komuna e Mitrovicës thotë se do të përmbush obligimet ndaj INFRAKOS-it

15 Dhjetor 2016 - 16:29      

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur përfaqësuesit e INFAKOS-it, Nexhat Dedia, drejtor i Bordit, Rrahim Tërnava, drejtor i Zyrës Ligjore dhe Pronës dhe Agim Emini, zyrtar ligjor, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Zyrtarët nga INFRAKOS kanë njoftuan kryetarin e komunës me situatën aktuale të pronës së INFRAKOS-it në komunën e Mitrovicës dhe për disa obligime që ka komuna ndaj tyre, transmeton Koha.net.

Ata e njoftuan Bahtiri edhe me një kontratë të nënshkruar midis komunës dhe INFRAKOS-it për shfrytëzimin e një prone, për të cilën komuna ka paguar qira, por që nga ajo nuk ka fituar asgjë, ndërkohë që obligimet e komunës ndaj INFRAKOSit vazhdojnë akoma.

Agim Bahtiri, sipas komunikatës së komunës, pasi ju tha përfaqësuesve të INFRAKOS-it se për kontratat që ata i treguan dhe obligimet që ka komuna ndaj tyre, po dëgjon për herë të parë.

“Edhe pse po shihet qartë se komuna është dëmtuar me këto kontrata materialisht, komuna do t’i përmbush obligimet ligjore ndaj INFAKOS-it. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve dhe të ju ofrojmë mbështetjen tonë sa herë që ju kërkoni”, tha Bahtiri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...