Përurohet rruga Kaçanik - Stagovë

15 Dhjetor 2016 - 15:31      

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, si dhe zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, përuruan përfundimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Kaçanik– Stagovë, lagjja Dushkaja - Dashi, në komunën e Kaçanikut, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Kjo rrugë do të lidhë varrezat e reja të Kaçanikut me pjesën tjetër të qytetit duke zgjidhur një problem të kahershëm të kësaj komune.

Rruga Kaçanik – Stagovë është financuar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë prej 248,143.17 eurosh, me gjatësi prej 2510 metrash dhe me gjerësi prej 5 metrash. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...