15 Dhjetor 2016 - 15:19
Në ceremoninë solemne, të organizuar me rastin e përurimit të Qendrës për grumbullimin ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, morën pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe përfaqësuesja i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Sirje Poder dhe mysfirë të shumtë dhe fermerë llapjanë.
Në fjalën e tij me këtë rast kryetari i Komunës, Agim Veliu tha se po përurojmë një projekt të rëndësishëm në interes të fermerëve llapjanë dhe zhvillimit ekonomik të Komunës sonë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se ndjehet i nderuar që sot po merr pjesë në përurimin e kësaj qendre, duke thënë se Podujeva tashmë ka marrë primatin dhe po bëhet model edhe për komunat e tjera për kultivimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
Ndërsa, Vezir Januzi - zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duke uruar fermerët llapjanë tha se kjo qendër grumbulluese është në kuadër të projekteve të shumta që po realizon Komuna e Podujevës në kuadër të investimeve për zhvillimin dhe avancimin e sektorit agrar.
Përfaqësuesja e Zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Sirje Poder, përgëzoi fermerët llapjanë për objektin ku do të mund të grumbullojnë, ruajnë dhe përpunojnë produktet bujqësore. Ajo tha se Zyra e Bashkimit Evropian ka përkrahur dhe do të vazhdojë të përkrah projekte të ndryshme zhvillimore në sektorë të ndryshëm.
Objekti i Qendrës për grumbullimin ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve ka një sipërfaqe prej 460 m² , kurse kapacitetet e ruajtjes dhe përpunimit të kësaj qendre janë: rreth 700m³ produkte në frigodhoma, kurse rreth 300kg produkte mund të përpunohen brenda ditës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...