Lladrovci thotë se AAK e shpëtoi Nismën, Xhemajlaj e quan humbës atë [video]

14 Dhjetor 2016 - 20:57      

Bashkimin e të subjekteve tjera me atë të Nismës për Kosovën për zgjedhjet në Drenas, kandidati i PDK-së, i sheh vetëm si të gjithë humbësit së bashku.

Ai ka thënë se AAK ka qenë subjekti i cili është aktivizuar në këto zgjedhje për t’i sjellë Nismës votat që sot numëron. Ndryshe Lladrovci tha se nuk do të mund t’i kishte këto vota.

“Aleanca ja ka sjellë këto votat Nismës sepse kanë qenë shumë të aktivizuar”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Xhemajlaj tha se humbës janë të gjithë përfshirë edhe Lladrovcin.

“Humbës është edhe ky se është sot në debat me mua, nëse kish qenë fitues nuk kish qenë këtu me mua”, ka thënë ai.

Tutje, Xhemajlaj tha se i beson plotësisht votës së qytetarit dhe se kujt i beson qytetari le ta votoj.

I akuzuar se gjatë ditës së zgjedhjeve ka pasur tendenca për vjedhje votash, ai tha se nëse do të kishte, atëherë këto do të dokumentoheshin.

“Ky po dika se këta i dinë të gjitha”, përfundoi ai.


Lladrovci thotë se AAK e shpëtoi Nismën... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...