Lladrovci premton investime kapitale e Xhemajlaj thotë se i ka dy investitorë duke pritur

14 Dhjetor 2016 - 20:10      

Kandidati i PDK-së për kryetar në Drenas, Ramiz Lladrovci vlerëson se zgjedhjet kanë qenë korrekte.

Në duelin e parë televiziv me kundër kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, ai premtoi situatë të qetë edhe në zgjedhjet tjera, transmeton Koha.net.

Sipas tij, Drenasi kësaj here u bë shembull për të gjitha vendet e rajonit.

“Mua më intereson që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike pasi aty do të vijnë investime të reja për djem e vajza që janë të papunë në Drenas”, ka thënë ai, duke premtuar investime të mëdha kapitale në Drenas.

Ndërsa, Isa Xhemajlaj ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk do të ketë përparësi prej një vendi në tjetrin.

“Ligjet e njëjta janë për tërë Kosovën dhe nuk janë të sanksionuara për një vend. Unë do të krenohem se vërtet do të vijnë investitorët aty dhe do kthehen fabrikat aty”, ka thënë ai.

Xhemajlaj përmend dy investitorë që sipas tij kanë shprehur interesimin që menjëherë pas festave të fundvitit të fillojnë punën në Drenas.

“Këta investitorë kanë qenë më herët në Drenas mirëpo nuk kanë gjetur mbështetjen në komunë”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...