Gjilani subvencionon 40 fermerë me fidanë të mjedrës

14 Dhjetor 2016 - 16:22      

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, ka subvencionuar sot 40 fermerë me fidanë të mjedrës, projekt ky i cili po implementohet në partneritet me kompaninë “Fresh Fruit” dhe mbështetje të USAID.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se vëmendje të veçantë i kanë kushtuar përzgjedhjes së fermerëve nga viset e larta, ngase kultura e mjedrës i përballon këto terrene, transmeton Koha.net.

“Materiali fidanor është i cilësisë së lartë, varieteti Polka dhe është me origjinë nga Polonia. Pra, është i njëjti material fidanor të cilin bujqit e kanë marrë në pranverë dhe nga monitorimi që e kemi pasur ne si Drejtori, te shumica e fermerëve janë arritur rezultate brilante”, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan.

Ilir Kozhani, nga projekti i “Agro” i USAID, ka thënë se qëllimi i mbështetjes është që këta fermerë të punësohen dhe të jetojnë nga duart e tyre, nga toka e tyre.

Ndërsa, fermeri Shefki Latifi nga fshati Kmetoc, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë subvencionim, duke thënë se ky është lehtësim i madh për të dhe familjen e tij, për funksionalizimin e kësaj veprimtarie.

Vlera e këtij projekti është 60 mijë euro, ku Komuna ka participuar me 50 për qind të shumës dhe partneriteti strategjik po ashtu me gjysmën e shumës. Për këtë përkrahje të bujqve gjilanas, kompania “Fresh Fruit” mbështetet nga USAID në ngritjen e kapaciteteve përpunuese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...