Vjedhje të shumta në Budrikë të Gjilanit, alarmohen banorët [video]

13 Dhjetor 2016 - 19:37      

Banorët e fshatit Budrikë e Epërme janë alarmuar nga rastet e shpeshta të vjedhjeve nga hajna të paidentifikuar deri më tani, raporton KTV.

Ibrahim Sadiku, njëri nga banorët, thotë se dëmet materiale nuk janë asgjë në krahasim me frikën që është mbjellë te banorët.

Brenda pak ditësh, dymbëdhjetë shtëpi janë plaçkitur në këtë fshat. Pronarët e këtyre shtëpive janë të shqetësuar se vjedhjet mund të përsëriten.

Policia në Gjilan thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat për rastet e paraqitura. Deri më tani, gjatë këtij viti, në këtë fshat janë iniciuar dhjetë raste të veprës penale të vjedhjeve.

Sipas policisë, katër nga to janë zbuluar, derisa gjashtë të tjera janë nën hetime. Gjithsej brenda këtij viti në Komunën e Vitisë janë iniciuar 76 raste të veprës penale të vjedhjeve, ku 43 nga to janë shënuar si vjedhje të rënda, 4 raste vjedhje në tentative, 29 vjedhje dhe një rast grabitje në tentativë.


Vjedhje të shumta në Budrikë të Gjilanit... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...