Mbi 200 shtëpi të Prizrenit kanë mbetur pa rrugë [video]

13 Dhjetor 2016 - 19:33      

Më shumë se 200 shtëpi në një lagje të Prizrenit kanë mbetur pa rrugë, raporton KTV.

Atë të cilën e kanë shfrytëzuar deri tashti, ka dalë të jetë pronë private.

Këta banorë janë të detyruar që të gjejnë rrugë alternative, por nuk kanë bërë një zgjidhje të qëndrueshme.

Në Komunën e Prizrenit e pranojnë që ajo parcelë është private por që është shfrytëzuar gjithmonë si rrugë nga këta banorë. Komuna, në bazë të planit rregullues urbanistik, premton se do ta shpronësojë atë pjesë dhe shumë shpejt do të jetë siç ka qenë.

Pronari i kësaj parcele nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por ka thënë se është në negociata me Komunën e Prizrenit për gjetjen e një zgjidhjeje, e cila do të jetë e pranueshme për të gjitha palët. 


Mbi 200 shtëpi të Prizrenit kanë mbetur pa rrugë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...