Nis ndërtimi i objektit të QKMF-së në Gjilan

13 Dhjetor 2016 - 15:52      

Gjilan, 13 dhjetor 2016 – Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, pas takimit që pati me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vënë gurëthemelin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“E falënderoj kryeministrin Mustafa për mbështetjen e drejtpërdrejt për Komunën e Gjilanit, në këtë rast për ndërtimin e QKMF-së, e cila përveç ambulantës në Llashicë që do të filloj të ndërtohen vitin e ardhshëm, përmbyllë ciklin e investimeve të plota në shëndetësinë primare. Mund të themi se jemi krenarë me këto arritje. Kryeministrin sot e njoftova edhe për investimet tjera në sektorin publik që kapin shifrën e mbi 5.3 milionë eurove, si mbështetje edhe e qeverisë së Kosovës, pa llogaritur këtu mbështetjen e madhe të donatorëve”, ka deklaruar pas vënies së gurthemelit kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm po përgatiten për ndërtimin e korridorit Gjilan-Ferizaj dhe Gjilan-Prishtinë, sikurse edhe fillimin e autostradës, e cila është investim i qeverisë së Republikës.

“Në këtë mënyrë, Gjilani integrohet në infrastrukturën kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Haziri.

Mustafa, gjatë adresimit para gazetarëve, është shprehur i lumtur që me vënien e gurëthemelit për QKMF-në, po përmbyllet cikli i investimeve në shëndetin primar në Gjilan.

“Me vënien e gurëthemelit për QKMF-në, jemi shumë të lumtur që po përmbyllet cikli i shëndetit primar në këtë komunë. Natyrisht, Gjilani dhe kjo pjesë e Kosovës ka treguar rezultate shumë të mira për kujdesin shëndetësor. Kemi rezultate shumë të mira në zhvillimin ekonomik sepse kemi një ekonomi, e cila është mjaft aktive dhe e mjaft e diversifikuar, e cila dallon nga ajo që kemi arritur në pjesët tjera të vendit”, ka deklaruar kryeministri vendit.

“Do të ketë investime në infrastrukturë dhe mendoj se do ta ndihmoj zhvillimin ekonomik të Gjilanit. Edhe autostrada e re, e cila do të ndërtohet këtu, edhe lidhjet me Ferizajn dhe Prishtinën, që e shpejtojnë komunikimin ekonomik dhe komunikimin e qytetarëve me pjesë tjera të vendit. Do të mundohemi maksimalisht që t’i bashkërendisimit të gjitha punët me pushtetet lokale edhe me Gjilanin si komunë tepër e rëndësishme për Kosovën”, ka shtuar i pari i qeverisë kosovare.

Përndryshe, ndërtimi i objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare kap shifrën e mbi 1.4 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...