13 Dhjetor 2016 - 11:49
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka thënë se ndihet shumë i nderuar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve të Zhegrës.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar me këtë masovitet. Ne Grykën e Karadakut kemi mbajtur edhe dëgjime buxhetore dhe qëllimi është që t’i marrim kërkesat tuaja në mënyrë që t’i fusim në planifikim dhe miratimi i buxhetit të qeverisë të përputhet me këto kërkesa”, ka thënë Haziri.
Ai ka përmendur faktin se gjatë këtij mandati, Komuna e Gjilanit ka investuar në fshatrat e Grykës së Karadakut me të gjitha mundësitë e saj, duke thënë se me intensitet edhe më të madh do të vazhdohet në vitin e ardhshëm.
“Është përfunduar me sukses shkolla e Shurdhanit. Kemi asfaltuar shumë rrugë të domosdoshme sikurse edhe kanalizim e ndriçim në të gjitha fshatrat e Karadakut. Kemi filluar edhe me ndërtimin e rrugëve të arave dhe pas 40 vjetësh po ndodhë kjo. Palestra e sportit tashmë është në fazën finale të fillimit të ndërtimit, derisa e kemi prioritet edhe ndërtimin e shkollës fillore në Haxhaj. Përfundimisht, për ato punë që e kemi marrë mandatin, po i realizojmë. Po e zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e lloçit dhe vadave”, ka thënë Haziri.
Duke iu përgjigjur të gjitha interesimeve, Haziri u zotua se kërkesat që kanë dalë nga ky debat publik, do të fusin në planifikim për vitin e ardhshëm.
“Është shumë i rëndësishëm fakti se i kemi i barazuar investimet në qytet dhe fshatra. Kemi krijuar balancë”, ka përfunduar kreu i Gjilanit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...