
13 Dhjetor 2016 - 11:13
Sipas njoftimit të Zyrës së informimit heqja e mbeturinave të ngurta po bëhet si në brendi të qytetit, ashtu edhe në zonat rurale, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Përmes këtij projekti që financohet nga buxheti komunal, deri tashti janë larguar mbeturinat e ngurta në rrugën kryesore në hyrje të qytetit të Rahovecit nga Komuna e Malishevës, në brendi të Rahovecit, në fshatrat: Vrajak, Bratotin, Zoçisht, Nagac dhe gjatë kësaj jave do të vazhdojë ky projekt edhe në fshatin Brestoc”, thuhet në njoftimin e ZI-së. Projekti në fjalë kishte nisur të zbatohej në fillim të muajit nëntor, fillimisht me largimin e mbeturinave në hyrje-dalje të Rahovecit.
ZI-ja pati theksuar se vlera totale e këtij projekti është rreth 20 mijë euro dhe bazuar në dinamikën e punimeve largimi i këtyre mbeturinave pritet të përfundojë brenda vitit 2016.
Në muajin korrik të këtij viti autoritetet komunale të Rahovecit përmes një thirrjeje publike patën kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e mjedisit, përkatësisht të mos hidhnin mbeturina në vendet që nuk janë caktuar për këtë destinim. Komuna ka bërë të ditur se Inspektorati bashkë me policinë dhe Ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor janë mobilizuar për të zbatuar legjislacionin në fuqi për mbeturinat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...