13 Dhjetor 2016 - 10:41
Një dukuri e tillë sikur edhe gjatë viteve të kaluara e ka goditur SHFMU “Lasgush Poradeci” në fshatin Muzeqinë të Shtimes dhe paralelja e ndarë në fshatin Vojnovc, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtori i kësaj shkolle, Agim Avdiu, ka thënë se disa nxënës pas përfundimit të klasës së nëntë po i ndjekin mësimet në shkollat e Ferizajt, ndërkaq sipas tij, ka edhe nxënës filloristë të cilët po i braktisin shkollat me bindje për një cilësi më të mirë.
Ai shpjegon se aktualisht kjo shkollë së bashku me paralelet e ndara ka rreth 800 nxënës, ndërkaq në vitet e kaluara numri i tyre ishte më i madh.
Ndërkaq, drejtori komunal i Arsimit në Shtime, Hajrullah Ademaj, ka shpjeguar se nxënësit e lokaliteteve Muzeqinë, Voinovc dhe disa të tjera po regjistrohen në shkollat e Ferizajt për shkak të afërsisë me këtë qytet. .
Kjo dukuri gjatë këtij viti e ka prekur edhe komunën e Kaçanikut. Shukri Luta, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët e Iniciativës Bashkimi Demokratik për Kaçanikun (BDK), ka thënë se si pasojë e cilësisë së dobët të mësimit dhjetëra nxënës të kësaj komune të klasave të 12-ta janë regjistruar në shkollat e Ferizajt.
Nga ana tjetër Muhamet Halili, drejtor i Arsimit në komunën e Ferizajt, ka deklaruar se ky qytet i ka katër shkolla profesionale të cilat nuk i kanë komunat fqinje si Kaçaniku e Shtimja, ndërkohë edhe cilësia e mësimit është më e mirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...