Foto: Koha

Gjimnazistët e Podujevës detyrohen të mësojnë në objektin e pafinalizuar

13 Dhjetor 2016 - 10:10      

Podujevë, 13 dhjetor – Nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës kanë nisur mësimin në objektin e ri të papërfunduar.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Salihu, ka thënë se janë detyruar ta marrin një hap të tillë për shkak se duhej t’ua lironin objektin e vjetër nxënësve të shkollës fillore “Enver Maloku”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këta të fundit nuk e kishin nisur mësimin në këtë shtator në objektin e tyre për shkak të kushteve të këqija në atë shkollë, ndërsa pas humbjes së disa ditëve mësim, ishin ndarë në dy objekte të tjera, njëra në Podujevë e tjetra në Letanc për të ndjekur mësimin.

Naim Salihu thotë se në pjesën e brendshme të objektit të ri, që ka filluar të ndërtohet në vitin 2009 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë janë përfunduar 95 për qind të punimeve, por kanë mbetur edhe disa gjëra që po u krijojnë telashe.

“Hymë shpejt pa u finalizuar objekti, edhe pse unë e shtyra për disa ditë mësimin me shpresë se do të përfundonin punimet. Pjesa e brendshme diku 95 për qind është finalizuar, por ka edhe disa gjëra që nuk janë kryer”, ka thënë Salihu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...