13 Dhjetor 2016 - 09:43
Të parët që është dashur t’i shlyenin borxhet e tatimit në pronë janë i pari i kësaj komune, pastaj drejtorët e drejtorive, shërbyesit civilë, drejtorët e shkollave dhe punonjësit nëpër të gjitha institucionet e tjera publike në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjatë një konference shtypi megjithëse nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues nga organizata “Demos”, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se po e promovon projektin e kryetarit “kampion”, i cili është mbështetur nga projekti për decentralizimin dhe përkrahjen komunale “Demos”.
Ai me këtë rast ka deklaruar se qytetarët e kësaj komune kanë përmbushur obligimet e tatimit në pronë, ndërkohë të gjitha mjetet e grumbulluara nga të hyrat vetjake u janë kthyer qytetarëve në formë të projekteve kapitale.
“Në vitin 2016, që ende presim të kemi rritje, planifikimi ka qenë 575 mijë euro, ndërkaq realizimi është 698 mijë e 545 euro që i bie 121.49 për qind i realizimit të tatimit në pronë. Kjo ngritje është shënuar në të gjitha të hyrat në veçanti në tatimin në pronë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...