Rruga në Ferizaj që s’po kryhet as pas një viti punë e 3.3 milionë eurosh investim [video]

12 Dhjetor 2016 - 21:46      

Projekti i rrugës “Driton Islami” me katër korsi, ka një vit që ka mbetur peng i mos shpronësimit të parcelës së fabrikës së gypave në Ferizaj.

Përfaqësuesit e fabrikës janë të interesuar që ky projekt të vazhdojë, por as zyrtarët komunalë e as Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kërkuar ndonjë gjë prej tyre, raporton KTV.

Ata thonë se disa herë kanë kërkuar shpjegime nga këto dy institucione, por që asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.

Mirëpo, në Komunën e Ferizajt thonë se kanë biseduar me përfaqësues të kësaj fabrike, por që njëherë nuk kanë mjete për shpronësim.

Drejtori i Infrastrukturës, Gafurr Ilazi, pohon se kanë bërë kërkesë në Ministri të Infrastrukturës që ta financojë shpronësimin e kësaj prone, ku parashihet ndërtimi i rrugës.

Ilazi premton se në një të ardhme të shpejtë do ta gjejnë një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se pa përfunduar problemi me çështjen pronësore, ky institucion nuk do të vazhdojë me ndërtimin e rrugës.
“Rruga ‘Driton Islami’ ka filluar të ndërtohet me të dy fazat, në vitin 2015, e cila është përfunduar mbi 75%. Kjo rrugë do të përfundojë në tërësi brenda afatit kohor prej 40 ditësh, nga momenti kur do të zgjidhen problemet pronësore, të cilat po e pamundësojnë zhvillimin e punimeve. Në lidhje me deklaratën e drejtuesve të Fabrikës së Tubave, se nuk i është ofruar asnjë marrëveshje për shpronësim, adresa për këtë pyetje është te Komuna e Ferizajt”.

Projekti i rrugës ‘Driton Islami” prej rreth dy kilometra është duke u ndërtuar nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës, punimet për këtë rrugë kishin filluar gjatë vitit 2013.

Kostoja e përgjithshme e projektit është rreth 3 milionë e 300 mijë euro.


Rruga në Ferizaj që s’po kryhet as pas një viti... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...