Kelmendi e cilëson Rahovecin kryeqytet të agro-industrisë

12 Dhjetor 2016 - 16:57      

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi është takuar me bizneset e ndryshme të Komunës se Rahovecit dhe ka bërë vizitë në bodrumin e verarisë “Stone Castle” dhe kompaninë “Osa Termosistem’, ku u prit nga drejtuesit këtyre kompanive.

Kelmendi tha se Rahoveci është kryeqyteti agroindustrial i Kosovës, dhe do të ishte mirë që të vazhdojë ta mbajë këtë titull, por duke bërë një avancim edhe më të madh të prodhimtarisë bujqësore, njëkohësisht duke marrë për bazë edhe këshillat nga ekspertët e USAID-it që janë duke punuar në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai tha se duke marrë këshillat e ekspertëve dhe duke njohur tregun ndërkombëtar e bënë të mundur që prodhimet e Kosovës të jenë më të shitura me një çmim më të mirë, po ashtu duke iu përshtatur tregut ndërkombëtar dhe duke e kuptuar se çka kërkohet më shumë në interes të shtimit të prodhimit dhe shtimit të profitit, duke fituar ju fiton edhe Kosova.

Kelmendi bëri thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë sa më shumë institucionet dhe ekspertët në mënyrë që të avancojnë me format e prodhimit bashkëkohor.

Përfaqësuesit e bizneseve të kësaj komune, shfaqen sfidat me të cilat po ballafaqohen në zhvillimin e veprimtarisë së tyre biznesore duke kërkuar ndihmën e qeverisë në avancimin dhe përmirësimin e prodhimtarisë.

Përfaqësuesi i verarisë “Stone castle”, Artur Camaj kërkoi ndryshimin e ligjit të prokurimit publik, duke iu dhënë përparësi prodhuesve vendorë në procedura tenderuese.

“Është shumë e vërtet se Rahoveci është qendër e biznesit dhe do të vazhdojmë me mbajt këtë me përkushtueshmëri më të madhe dhe fanatizëm, por na duhet gjithmonë edhe përkrahja e Qeverisë. Ideja e qeverisë për të përkrahur një biznes duhet me filluar prej gjërave më të imta deri te ato më të mëdhatë. Sa herë që vijnë qeveritarët një ndër çështjet tona kryesore është stimulimi i bizneseve vendore ku një ndër to është edhe ligji i prokurimit publik, ku ne kemi goxha kundër thënie me atë ligj, i cili përveç në Kosovë çdo ku tjetër thotë se biznesi vendor ka përparësi në tënd rim”, theksoi Camaj.

Gjatë këtij takimi, drejtori për Ekonomi Zhvillim dhe Turizën në komunën e Rahovecit, Avdullah Kryeziu, falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe paraqiti një pasqyrë të përgjithshme të funksionimit të bizneseve në këtë komunë, duke theksuar se në periudhën janar-nëntor ka qenë një trend i mirë i regjistrimit të bizneseve

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...