Llapjanët u informuan për projektet e realizuara

12 Dhjetor 2016 - 16:13      

Në debatin publik me qytetarë, nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i ka informuar ata me realizimin e projekteve kapitale për vitin 2016 dhe projektet prioritare të miratuara për vitin 2017.

Gjatë prezantimit të projekteve për vitin 2016, nënkryetari Rudari, ka thënë se shumica prej tyre tashmë janë realizuar, kurse disa sosh janë në fazën e finalizimit. Ai bëri të ditur se edhe sivjet shumica e projekteve tek investimet kapitale janë realizuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe projekte të tjera në sferën e shërbimeve publike. Duke folur për projektet e realizuara, ai tha se deri tash janë asfaltuar 50 km rrugë në fshatra dhe lagje të qytetit. “Nga struktura e kanalizimit dhe kolektorëve, deri më tani janë ndërtuar 37 km kanalizim. Gjithashtu janë ndërtuar 3 ura dhe është bërë zgjerimi dhe pastrimi i shtretërve të lumenjve”, tha nënkryetari Rudari, duke potencuar se janë ndërtuar edhe trotuare dhe është investuar në shtrirjen e ndriçimit publik.

Ai gjithashtu përmendi investimet në sektorin e arsimit duke veçuar ndërtimin e fushave sportive dhe rregullimin e rrethojave të oborreve të 10 shkollave. Në fushën e shëndetësisë, përmendi ndërtimin e një ambulace të mjeksisë familjare, blerjen e mamografit për QKMF-në dhe investime në renovimin e objekteve shëndetësore.

Duke iu referuar fushës së bujqësisë Rudari tha se "gjatë këtij viti kemi subvencionuar fermerët llapjanë me 70 sera, 110 fermerë me nga 5 shoqëri bletësh, si dhe kemi mbështetur 46 fermerë me sistem të ujitjes për 23 hektarë tokë bujqësore".

Qytetarët prezentë shtuan pyetje të ndryshme që lidhen me preokupimet e tyre të përditshme duke adresuar nevojat bazë të komunitetit që ata përfaqësojnë. Më të theksuara ishin kërkesat për investime edhe më të mëdha në zgjerimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim të parandalimit të dëmeve, të cilat po shkaktohen në vazhdimësi nga vërshimet.

Në fund drejtorët e drejtorive komunale informuan qytetarët lidhur me projektet prioritare të planifikuara dhe të miratuara me buxhetin e Komunës për vitin 2017. Për pyetjet dhe kërkesat e parashtruara nga qytetarët, që kryesisht kanë kërkuar realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe ndriçimit në lagjet e tyre, ata morën përgjigjje nga drejtorët e drejtorive përkatëse.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...