12 Dhjetor 2016 - 16:06
Lladrovci tha se me fitoren e tij, Drenasit do t’i kthehet zhvillimi ekonomik, mirëqenia e qytetarëve dhe do të bëhet vend atraktiv për investitorët.
Lladrovci më tej tha se me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të përmirësohen shërbimet publike dhe Drenasi do të jetë model sa i përket shëndetësisë dhe arsimit.
Ai tha se duke e votuar PDK-në, qytetarët e kësaj komune nuk do të votojnë PDK-në vetëm për heroizmin e treguar, për idealet e dëshmorëve e veteranëve, por do të votojnë dhe për ëndrrat e së ardhmes. Ndërsa tha se PDK dhe Drenica, janë përjetësisht të bashkuar dhe kjo do të konfirmohet më 18 dhjetor, ka thënë ai, transmeton kp.
Për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së në Drenas ka ardhur edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili dha një mesazh për kundërshtarët e tyre politik. Ai kërkoi nga ta që të mos vazhdojnë të fyejnë dhe të jenë mos pranues, atëherë kur atyre nuk u pëlqen.
Veseli po ashtu falënderoi çdo votues të PDK-së, për të cilët tha se duhet të ndihen krenar për votën e tyre, pasi që me PDK, Drenasi dhe Kosova, siç tha ai do të transformohen në një vend ku ka punë dhe perspektivë për të gjithë. Ndërsa tha se nuk do të lejojnë që në Drenas të bëhet tregti me votën.
Duke bërë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e 18 dhjetorit, Veseli tha se dëshiron fushatë dinjitoze dhe pa fyerje ndaj njëri tjetrit, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të mos përbaltet nga askush.
Raundi i dytë për kryetar të Drenasit do të mbahet më 18 dhjetor(të dielën) ku do të garojnë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës për Kosovën Isa Xhemajlaj. Në raundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk kanë arritur që të fitojnë votat e mjaftueshme për kryetar të kësaj komune.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...