Foto: Koha

Gjykata e tenderëve çon në rivlerësim çështjen e furnizimit me thëngjill

12 Dhjetor 2016 - 11:18      

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar aktivitetin e prokurimit për furnizim me thëngjill të Komunës së Rahovecit, për shkak se ky autoritet kontraktues ka shkelur dispozitat e Ligjit të prokurimit publik gjatë përzgjedhjes së operatorit fitues.

Prandaj, pas shqyrtimit të lëndës, ‘Gjykata e tenderëve’ atë e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Miratohet pjesërisht e bazuar ankesa e operatorit ekonomik NTP “Haxha” me seli në Skenderaj, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Furnizimi me dru e thëngjill për nevoja të Komunës së Rahovecit”, Lot II “Furnizim me thëngjill”... Anulohet vendimi i autoritetit kontraktues-Komunës së Rahovecit, njoftim për dhënie të kontratës, për aktivitetin e prokurimit me titull: “Furnizimi me dru dhe thëngjill për nevojat e Komunës së Rahovecit”, Lot II “Furnizim me thëngjill”...dhe lënda kthehet në rivlerësim, konform nenit 72 të LPP-së, në mënyrë që autoriteti kontraktues të ekzaminojë referencën e lëshuar nga KK i Gjilani i 17 shtatorit 2013”, thuhet në vendimin e OSHP-së, me të cilin është kërkuar që Komuna e Rahovecit ta njoftojë Panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë prokurim në afatin prej 10 ditësh.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...