Foto: Koha / Ilustrim

Nxënësit e Leletiçit prej 2 javësh mërdhinë nga i ftohti

12 Dhjetor 2016 - 10:55      

Rreth 30 nxënës të SHF “Haradin Bajrami” të Leletiçit të Lipjanit po përballen me mungesë të ngrohjes. Kjo si pasojë e disa defekteve në rrjetin e energjisë elektrike.

Ndërkohë për blerjen e disa “inventorëve” dhe baterive për sistemin e ngrohjes, Lipjani ka finalizuar procedurat e prokurimit, ndërkohë pritet që nga e hëna të rregullohet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si pasojë e mungesë së ngrohjes prej dy javësh mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë detyruar fëmijët të mbanin sa më shumë orë të edukatës fizike në mënyrë që nxënësit të mos ftoheshin, ndërkohë disa mësimdhënës të tjerë kanë obliguar nxënësit të sillnin nxemje nga shtëpitë.

Rreth kësaj çështje kanë reaguar prindërit e nxënësve dhe opozita në Lipjan, duke kërkuar menaxhim më të mirë për objektet shkollore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...