Foto: Koha

Komuna u apelon qytetarëve të shmangin lëvizjen në vendpunishte

12 Dhjetor 2016 - 10:28      

Punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha janë duke vazhduar, ndërsa punimet për fazën e parë pritet që të përfundojnë javën e ardhshme, sipas kompanisë kontraktuese.

Mirëpo, problem mbetet siguria, ngase një numër i qytetarëve përfshirë edhe nxënësit që vazhdojnë të kalojnë nëpër rrugën ku po ekzekutohen punimet megjithëqë në atë pjesë janë vendosur sinjalizimet për rrezikun që u kanoset në kanalin e lumit Mirusha, shkruan sot “Koha Ditore”.

Problemet më të mëdha janë gjatë natës ku në pjesën ku janë duke u zhvilluar punimet mungon ndriçimi publik ku edhe sinjalizimi i vendosur nga kompania nuk dallohet shkaku i errësirës. Ndërkaq javën e kaluar një grua kishte rënë në kanalin e lumit Mirusha, duke pësuar lëndime serioze në kokë, e cila është pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Ngjarja kishte ndodhur kur qytetarja kishte ecur përreth kanalit ku janë duke u zhvilluar punimet dhe kishte rënë në kanalin, i cili është i thellë rreth 2 metra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...