Foto: Koha

Funksionalizohen 6 minikabinete të shkollës “Ibrahim Rugova”

12 Dhjetor 2016 - 09:53      

Drejtori i Arsimit i Komunës së Podujevës, Avni Maloku, ka thënë se janë funksionalizuar 6 minikabinete në shkollën fillore të mesme të ulët “Ibrahim Rugova”.

Sipas tij, nxënësit e kësaj shkolle do të mund t’i mbajnë orët e fizikës, kimisë, biologjisë etj, shkruan sot “Koha Ditore”. Maloku ka thënë se ky projekt ka qenë i përbashkët me organizatën IOM dhe se një problem që e kishin pasur me ujë është eliminuar dhe tash janë të gjitha në funksion.

“Shkolla ‘Ibrahim Rugova’ i ka fituar prej IOM-it 6 minikabinete. Edhe aty e kemi pasur një problem teknik se në njërin kabinet nuk kemi pasur ujë edhe aty e kemi sigurua ujin edhe aty kanë hyrë në funksion dhe tash përdoren 6 minikabinete, fizikë, kimi, biologji, gati krejt shkencat”, ka thënë Avni Maloku... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...