
11 Dhjetor 2016 - 21:31
Ky projekt i finalizuar në vitin e kaluar me buxhet të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëfinancim me komunën, sipas opozitës, është degraduar si pasojë e punimeve të dobëta, raporton KTV.
Por pavarësisht kësaj, komisioni komunal e kishte bërë pranimin teknik të projektit.
Gazmend Bytyqi nga PDK-ja ka akuzuar komunën për keqmenaxhim të parasë publike gjatë implementimit të projektit.
Sipas tij, buxhetin nga donatorët dhe hartimin e këtij projekti e kishte siguruar pushteti i kaluar në fund të mandatit, mirëpo gjatë implementimit, pushteti aktual nuk i kishte mbikëqyrur punimet.
“Ky projekt konsiderojmë se ka dështuar, andaj edhe nëpërmjet mbledhjeve të KK-së e kemi akuzuar komunën për keqmenaxhim të parasë publike... mungojnë ndriçimi publik, gjelbërimi, rruga për biçiklistë etj”.
Në rrjetin e OJQ-ve “Avonet”, thonë se për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, janë dëmtuar muret mbrojtës.
“Konsiderojmë se ky projekt është i dështuar”, ka thënë Kenan Gashi, nga AVONET.
Edhe qytetarët e kësaj komune janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e shtratit të lumit, i cili brenda një periudhe të shkurtët është degraduar.
Nga ana tjetër, Gafurr Ilazi, drejtor i infrastrukturës në komunën e Ferizajt, ka thënë se pas finalizimit të këtij projekti, në vitin e kaluar ishin shfaqur disa defekte si pasojë e vërshimeve të mëdha në disa pjesë të shtratit të lumit.
“Gjatë vitit të kaluar, së bashku me kompaninë, kemi intervenuar për riparimin e defekteve në shtratin e lumit Nerodime sepse në disa pjesë vërshimet....”, ka thënë ai.
Ilazi ka sqaruar se për realizimin e këtij projekti gjatë vitit të kaluar, komuna dhe Ministria e Mjedisit kanë investuar gjithsejtë 270 mijë euro.
I dështuar po cilësohet shtrati i lumit... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...