11 Dhjetor 2016 - 14:52
Lladrovci ka thënë se kujtesa historike e Drenasit do të ketë vendin e vet dhe ajo do të ruhet duke ngritur muzeun e qytetit dhe muzeun arkeologjik, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ai ka premtuar se Drenasin do ta bëjë edhe me qendër rinore.
Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit, ka thënë se qyteti i tyre nuk do t’i ketë vetëm tri biblioteka, porse brenda vitit do t’i shtoj edhe tri tjera, duke rritur edhe sasinë e librave në ato ekzistuese.
Ai ka thënë prioritet do t’i ketë edhe punimet në stadium dhe rreth tij, si dhe punimet rreth parkingut dhe fushave të gjelbërimit.
Lladrovci ka thënë se do t’i promovojë edhe më shumë aktivitetet kulturore të Drenasit.
Për projektet për kulturë, rini e sport në vitin 2017, Lladrovci ka treguar se investimet kapitale arrijnë vlerën prej 270 mijë euro.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...