Foto: Koha

Odat e drejtësisë

11 Dhjetor 2016 - 09:34      

“... aty ku zjarri nuk u shua kurrë për qindra vjet

... aty ku guri flet më shumë se historia
... aty ku ulesh në sofër, gjen kanun, odë e besë”
.

Këto janë fjalët në krye të tabelës me fotografinë e Kullës së Mazrekajve në rrugën e gurtë që zgjatet gjarpërueshëm në lagjen kodrinore në Drenoc të Deçanit, shkruan sot “Koha Ditore”. Por oxhaku nuk ka nxjerrë tym të enjten në drekë.

I zoti ka lënë në derën e drunjtë të oborrit numrin e celularit për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë natën në kullën-bujtinë. Jeton në Pejë. Kur ka turistë që e telefonojnë, merr rrugën drejt kullës dyqindvjeçare.

“Oda e burrave është dhoma kryesore për miqtë e familjes. Ajo gjendet në katin e dytë. Ajo konsiderohet pjesa më e bukur e shtëpisë me veçori të ruajtura origjinale; oxhak, dollapë ushqimi, rafte, trapazan dhe derën e gdhendur të drurit”, thuhet në përshkrimin e vendosur bri rrugës, ku bëhet e ditur se menaxher i kullës së restauruar më 2002 është Sali Sadik Mazrekaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...