Lladrovci premton se do të rrisë disiplinën në shkollat e Drenasit

10 Dhjetor 2016 - 15:41      

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në shkollën "Abedin Bujupi" të Arllatit, para arsimtarëve e mësimdhënësve të disa fshatrave, ka shpalosur programin e tij për arsimin në Drenas.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Lladrovci ka pohuar se janë planifikuar investime në ndërtimin e shkollës së mesme profesionale në Komoran, shkollës në Poklek të ri dhe çerdhes në Drenas, transmeton Koha.net. Mirëpo, planifikimet nga Ministria e Arsimit, pavarësisht udhëheqjes lokale në komuna të Kosovës, realizohen.

Ai ka thënë se do të ndihmohen edhe profesorët në përgatitjen e provimeve pranuese për të shtuar kuotën e të regjistruarve të Drenasit në universitete, si dhe do të mbështes edhe shkollat e mësimit të gjuhës angleze për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme.

Një çështje tjetër që kërkon kujdes për të rritur cilësinë e mësimdhënies në komunën e Drenasit, sipas Lladrovcit, është edhe verifikimi i rregullt i ankesave ndaj personelit arsimor dhe ndaj punësimit të tyre.

“Do ta rris disiplinën në shkollat tona”, ka thënë Lladrovci, duke shtuar se do t’i rrisë edhe investimet në laboratorë, në kabinetet e informatikës dhe në sallat e terrenet sportive.

Për vitin 2017, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, ka thënë se investimet kapitale në arsim arrijnë vlerën 429,791 euro.

Lladrovci ka thënë se ato do të investohet në infrastrukturë, në inventarë për shkolla, në pajisje të kabineteve, në ngrohje qendrore, në rrethoja te shkollave dhe në rregullimin e ambientit të jashtëm të shkollave

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...