Foto ilustrim

Në shkollën e Astrazupit ndërpritet mësimi për mungesë të ngrohjes

10 Dhjetor 2016 - 09:39      

Mësimi në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Malishevës, të premten, nuk është zhvilluar për mungesë të ngrohjes së klasave.

Përderisa banorë të caktuar të këtij lokaliteti kanë pohuar si arsye mungesën e furnizimit të shkollës me dru për ngrohje, në anën tjetër zyrtarët komunal kanë theksuar se objekti shkollor është furnizuar me lëndë djegëse për ngrohje porse problemi ka të bëj me faktin se ato nuk janë copëtuar në përmasat adekuate për stufa, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi ka konfirmuar se të premten në shkollën fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup është ndërprerë mësimi.

“Dru për ngrohje ka pas, por ato nuk janë përgatit për stufa, pra nuk janë copëtuar”, ka thënë Pacarizi. Sipas tij, do të merren masa që ky problem banal të evitohet, derisa ka paralajmëruar se mësimi i humbur do të zëvendësohet një të shtune.

Ditë më parë Sh.M.U. “Ibrahim Mazreku” në Malishevë ka pasur një problem me ngrohjen, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e KEDS-it. Sipas njoftimit të Komunës, ndërprerja e furnizimit me rrymë, për katër orë, ka bërë që pompat e ujit, të mos jenë funksionale, dhe si rezultat është rritur temperatura në kallda, kur për shkaqe sigurie, menaxhmenti i shkollës, ka kërkuar intervenimin e njësisë së zjarrfikësve, për ftohjen e kaldasë, e cila më pastaj është kthyer në funksion.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...