10 Dhjetor 2016 - 13:30
Komunarët e Gjilanit kanë pranuar se mungesa e të dhënave rreth infrastrukturës nëntokësore përbën një rrezik për dëmtimin e rrjetit gjatë implementimit të projekteve të ndryshme, ndryshe deklarojnë komunarët nga Vitia dhe Kamenica të cilët thonë se mbështeten në të dhënat që ofrohen nga drejtoria komunale e urbanizmit për ato projekte të cilat janë realizuar gjatë qeverisjes, shkruan sot Koha Ditore.
Mirëpo krijimi i kadastrës të infrastrukturës nëntokësore, përveçqë do t’i ndihmonte komunat të kenë një bazë të dhënave se cilat objekte gjenden në infrastrukturën nëntokësore ndërkohë do të ndihmonte edhe qytetarët të kenë qasje në informata të hollësishme se çfarë gjendet në infrastrukturën nëntokësore në një lokacion të caktuar.
Fatbardha Emini, drejtoreshë e Kadastrës, Pronësisë dhe Gjeodezisë në Komunën e Vitisë, deklaron se ata nuk posedojnë një kadastër të infrastrukturës nëntokësore dhe se handikap mbetet edhe mungesa e dokumenteve rreth kadastrës, të cilat i kanë marrë organet pushtuese të shtetit të Serbisë gjatë tërheqjes nga Kosova. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...