Prokuroria e Prizrenit po heton 36 persona të dyshuar për korrupsion

10 Dhjetor 2016 - 12:26      

Prokuroria Themelore e Prizrenit aktualisht i ka në punë 26 kallëzime penale kundër 36 personave lidhur me veprat penale të korrupsionit.

Sipas drejtuesve të këtij organi të ndjekjes, këto raste janë të viteve 2015 dhe 2016, ndërkohë që ato të viteve të mëparshme janë përmbyllur varësisht prej provave që janë gjetur gjatë procedurës hetimore.

“Aktualisht në punë i kemi 26 raporte përkatësisht kallëzime penale lidhur me veprat penale të korrupsionit kundër 36 personave. Këto na kanë ngelur në punë, ngase janë raste të viteve 2015 dhe 2016. Të gjitha janë aktive dhe janë marrë veprime sipas ligjit. Nuk kemi raste të viteve të mëparshme, ngase e kemi zbatuar një strategji që e kemi për lëndët kundër korrupsionit”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Megjithatë, sipas tij, gjatë tri viteve të fundit, kjo Prokurori ka trajtuar numër të konsiderueshëm të rasteve që janë dyshuar për korrupsion. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...