PDK-ja akuzon Komunën për punësime familjare në “Ekohigjienë”

10 Dhjetor 2016 - 11:25      

Komisioni i Zhvillimit Ekonomik i Partisë Demokratike në Gjilan nëpërmjet një komunikate shtypi ka akuzuar zyrtarët e Komunës se kanë bërë punësime familjare në kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena”.

Sipas këtij komisioni, interesat biznesore dhe familjare të pushtetarëve kanë bërë që të degradohet dhe të zhvatet kjo kompani, duke bashkëpunuar edhe me partnerin privat “Moser Group”, e cila ka pjesën më të madhe të aksioneve në këtë kompani pastrimi, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas këtij komisioni, zyrtarët komunalë kanë rehatuar familjarët e tyre në “Ekohigjienë”, duke filluar nga kryesuesja e KK-së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e cila ka punësuar vëllanë dhe nipin.

Kurse kanë akuzuar shefin e Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Gjilan se është duke përfituar në baza mujore nga 660 euro për lëshim toke me qira për shfrytëzim nga kompania e pastrimit.

Ndërsa Alban Qerimi, duke shfrytëzuar pozitën e tij si menaxher i ATK -së në Gjilan, ka punësuar dhëndrin, shpërfillur të gjitha procedurat, ku 4 ditë pas shkarkimit të drejtorit ai ia nënshkruan kontratën e punës, sigurisht për favorizime nga ky institucion. (Detajet tjera mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...