Podujeva shqyrton eliminimin e qenve endacakë në raste të veçanta

10 Dhjetor 2016 - 10:22      

Qytetarëve të Podujevës, e sidomos fëmijëve, çdo ditë u kanoset rreziku nga qentë endacakë që kanë vërshuar rrugët e parqet e këtij qyteti.

Grupe qensh shëtisin lirshëm nëpër çdo cep të qytetit, të cilët shpesh u vërsulen kalimtarëve. Të tillë shihen shpesh edhe afër çerdhes së qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Prindërit thonë se, megjithëse fëmijët çdoherë i shoqërojnë, sipas tyre, përpos rrezikut. ata mund të pësojnë trauma nga frika prej këtyre qenve.

Në kushte anonimiteti ata kanë kërkuar që organet përgjegjëse të merren me këta qen para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi.

“Shumë rrezik prej tyre. Këta vijnë grumbull dhe tash koha e ftohtë janë edhe më të rrezikshëm. Përveç që na kanoset rreziku prej tyre, fëmijët mund të na pësojnë trauma për tërë jetën, pasi ata çdo ditë sillen edhe afër çerdhes. Institucionet përgjegjëse duhet të merren me këta qen, pasi një ditë mund të bëhet vonë”, ka thënë ky prind.

Këtë shqetësim e ka ngritur edhe togerja Valbona Blakçori në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Ajo ka thënë se qytetarët e Komunës së Podujevës përballen me rrezikun nga prania e madhe e qenve endacakë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...