Lirohet nga paraburgimi i dyshuari për tentim vrasjeje të drejtorit të Arsimit

10 Dhjetor 2016 - 09:14      

Ish-administratori i shkollës “Shtjefën Gjeçovi” në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit, Naim Gashi, është liruar nga masa e paraburgimit derisa organet e drejtësisë nuk kanë mundur të gjejnë fakte se rreth 2 muaj më parë në objektin e komunës ky person ka bërë vepër penale (tentim vrasjeje ndaj drejtorit komunal të Arsimit, R.H).

Rreth 2 muaj më parë, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në deklaratat e tij nëpër medie, dhe gjatë një interviste për KD-në, pati thënë se ish-administratori i kësaj shkolle, N.G. ka hyrë i armatosur në objektin e Komunës dhe se ka tentuar ta vrasë drejtorin komunal të Arsimit, mirëpo, në anën tjetër, organet e drejtësisë deri tashti nuk kanë mundur të gjejnë fakte të tilla dhe nuk kanë konfiskuar ndonjë armë zjarri lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast më datën 11.10.2016 në objektin e komunës nuk bëhet fjalë për tentim vrasjeje, por me urdhër të prokurorit është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar.

“Ky raste është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar në Komunën e Lipjanit dhe rasti është dërguar në Prokurori më datën 12.10.2016. Në këtë rast nuk është konfiskuar ndonjë armë zjarri, megjithëse është përfolur mjaft shumë nëpër media për një gjë të tillë nga komuna. Ndërkohë për rrjedhën e kësaj lënde janë kompetente prokuroria dhe gjykata”, thuhet në përgjigje nga Zyra e informimit në Policinë e Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...