Bartja administrative e pronës së APJ-së, e kundërligjshme

10 Dhjetor 2016 - 09:10      

Ministria e Administrimit të Pushtimit Lokal i ka dërguar kërkesë Komunës së Prizrenit për rishqyrtimin e vendimit të Kuvendit të Komunës mbi bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore (ish-APJ-së) në prona publike komunale, të miratuar në shtator të këtij viti.

Kjo ministri ka njoftuar autoritetet lokale se Komisioni ndërministror për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit të KK-së së Prizrenit ka vlerësuar se akti në fjalë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për pronësinë dhe të drejtat sendore, shkruan sot Koha Ditore.

“Komisioni, pas shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit vlerëson se vendimi mbi bartjen administrative të pronës së ish-Sekretariatit Federativ për Mbrojtje Popullore - ish-APJ-së, në prona publike komunale është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi", thuhet në shkresën e Komisionit ndërministror që është dërguar në adresë të MAPL-it.

Fillimisht MAPL-i ka sqaruar se ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë së këtij vendimi të KK-së së Prizrenit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...