9 Dhjetor 2016 - 21:51
Ai ka ngritur problemin me uzurpimin e pronave në Drenas, thënë se
“Ramiz o vlla, ose Isë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016). Shumë punë ju pret burra. Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoi me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite”, ka shkruar Drenori në profilin e tij në Facebook.
“Ramiz o vlla, Isë o vlla, vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm. Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro). Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta”, ka shtuar më pas.
Ai u ka thënë dy kandidatëve se “nëse i ktheni këto prona nën menaxhim të komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit)”.
“Nëse jo, ‘ymrin ka me jav nxi’ me to”.
Ai ka treguar më pas se shoqatat e dala të luftës i kanë tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtëligjshëm.
“Po pres deri në mbledhjen tjetër të Kuvendit Komunal, e nëse nuk marr përgjigje në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtësoj punë). Ma bani hallall burra nëse ua prisha terezinë!”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...