Shkolla që po mërdhin 30 nxënës [video]

9 Dhjetor 2016 - 21:27      

Nxënësit e paraleles së shkollës fillore "Haradin Bajrami" në Leletiq të Lipjanit, temperaturat e ulëta po i përballojnë pa pikë ngrohjeje, tash e dy javë.

Ngrohja Qendrore të cilën e posedon kjo shkollë, për mungesë të invertorit dhe baterive, ka pësuar defekt, gjë që i ka lënë të vegjlit në temperaturë të akullt, raporton KTV.

Fëmijët të cilët mësojnë në klasë të kombinuar, tregojnë se si u është kërkuar të sjellin ngrohëset elektrike nga shtëpitë e tyre.

Për ambientin e ftohtë ku po e ndjekin mësimin fëmijët, ankohen edhe prindërit, të cilët thonë se askush nuk po ndërmerr asgjë për ta rregulluar njëherë e mirë këtë çështje.

Drejtori i shkollës thotë se tashmë kur është siguruar bateria dhe invertori, rregullimi i ngrohjes është duke shkuar drejt finalizimit.

Komuna e Lipjanit zotohet se nëse prishja e kësaj ngrohjeje vazhdon të përsëritet, atëherë do të intervenojë menjëherë në rregullimin e saj.


Shkolla që po mërdhin 30 nxënës [video] by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...