AKR-ja e Vetëvendosja bëhen bashkë në Mitrovicë

9 Dhjetor 2016 - 18:33      

Aleanca Kosova e Re dhe Vetëvendosje janë pajtuar për ujdinë mes vete që të bashkëqeverisin në komunën e Mitrovicës.

Kjo marrëveshje ndonëse ende nuk është nënshkruar është bërë mes kryetarit të komunës Agim Bahtiri dhe sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj.

Bahtiri me këtë rast tha se kjo marrëveshje është realizuar pasi që AKR dhe VV kanë ideal të përbashkët për të çuar proceset përpara në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës.

Ndërsa sekretari Dardan Molliqaj tha se Vetëvendosje gjithnjë e ka vlerësuar punën e Bahtirit duke thënë se është i vetmi person në institucionet e Kosovës që ka qëndrim të drejtë dhe të dinjitetshëm sidomos për veriun e vendit.

Ndonëse nuk janë bërë të ditura detajet e marrëveshjes KosovaPress mëson se Vetëvendosjes do t’i takojnë dy Drejtori dhe posti i nënkryetarit.

Arritja e kësaj marrëveshjeje ndodhi pasi që një ditë më herët ish-partneri LDK doli nga koalicioni pasi që Agim Bahtiri shkarkoi nga detyra drejtorin e Arsimit Pajazit Hajzeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...