Kusari-Lila lanson kampanjën për tatim në pronë “Kryetarja kampione 2016”

9 Dhjetor 2016 - 16:20      

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka lansuar sot kampanjën “Kryetarja kampione 2016”, me të cilën fushatë inkurajohen qytetarët e komunës së Gjakovës që të vazhdojnë të paguajnë tatimin në pronë. Kjo fushatë është mbështetur nga projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunale, (DEMOS), financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim.

Kusari–Lila, të premten ka prezantuar para mediave të gjitha projektet e realizuara nga komuna e Gjakovës në dy vitet e fundit e që janë financuar drejtpërsëdrejti nga të hyrat nga tatimi në pronë, transmeton Koha.net.

“Në vitin 2014 komuna ka inkasuar 44% nga vlera e përgjithshme e faturës vjetore. Një vit më vonë këto të hyra kanë pas një përmirësim në vlerën afër 7% dhe kanë arritur në 51.3%, përderisa për vitin 2015 vlera ka arritur në 52%. Këtu vërehet trendi i rritjes por neve na duhet intensifikim i trendit të rritjes”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka bërë thirrje që qytetarët e komunës së Gjakovës të vazhdojnë të paguajnë tatimin në pronë në mënyrë që të rriten edhe projektet për komunitetin për një Gjakovë më të zhvilluar me infrastrukturë të mirëfilltë.

Për dallim nga viti i kaluar kur komuna kishte inkasuar rreth 2.7 milion të hyra nga tatimi në pronë, në vitin 2016 këto të hyrë kanë arritur vlerën në mbi 3 milion euro, ndërsa i është bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturën vjetore për vitin 2016 deri në fund të këtij muaji.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...