9 Dhjetor 2016 - 15:53
Duke iu drejtuar qytetarëve të Drenasit dhe mbështetësve të saj, në këtë deklaratë theksohet:
Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit, në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur me datë 7 dhjetor 2016, kemi analizuar rezultatet tona ku Partia Fjala me kandidaturën time për kryetar të Komunës së Drenasit është vlerësuar me 567 vota gjithsej ose në përqindje prej 2.72%.
Edhe njëherë ne i falënderojmë përzemërsisht të gjithë ata që na besuan votën e tyre, duke votuar për ndryshime.
Siç e dini tani Komuna e Drenasit do të ketë edhe një palë zgjedhje, zgjedhje këto të balotazhit vetëm ndërmjet dy kandidateve të parë, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2016.
Duke besuar se vota e të gjithë votuesve tanë ndaj nesh ishte votë për ndryshime, ne mendojmë se tani kandidatura e z.Isa Xhemajlaj për ne paraqet ndryshimin, prandaj edhe Partia Fjala - Dega në Drenas, ka marrë vendim ta mbështet kandidaturën e z.Isa Xhemajlaj në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Drenasit, përfundon deklarata e nënshkruar nga Vehbi Berisha, kryetar i Partisë F# - Dega në Drenas.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...