9 Dhjetor 2016 - 15:37
Në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e UNDP-së, Drazo Bozoviq , udhëheqës i njësitit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore pranë policisë së Kosovës, përfaqësues të UNMIK-ut, OSBE-së.
Për gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit raportoi Osman Ismaili, komandant i stacionit të Policisë në Komunën e Rahoveci, i cili tha se gjatë muajit nëntor situata e sigurisë në komunën e Rahovecit në përgjithësi ka qenë e qetë dhe stabile , me disa akcese të vogla të cilat nuk kanë ndonjë pasoj për sigurinë e komunës së Rahovecit .
Përfaqësuesi i UNDP –së, Vehbi Selmani, prezantoi projektet që janë duke u implementuar në komunën e Rahovecit. Ai theksoi se përmes këtij projekti do të bëhet restaurimi Xhamisë së Sokolve , i kishës ortodokse në Rahovec, po ashtu do të mundohemi që përmes këtij projekti të ndërtojmë murin mbrojtës tek varrezat ortodokse në Rahovec , si dhe instalimin e ndriçimit të Sahat Kullës dhe Muzeut të Qytetit.
Drazo Bozoviq , udhëheqës i njësitit për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore pranë Policisë së Kosovës potencoi që policia e Kosovës është duke i mbrojtur fizikisht objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare 24 or në ditë gjatë gjithë javës .
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...